Gjyqtarët e takimit Partizani-Kukësi kanë zgjedhur një mënyrë jo të zakontë për t’u larguar nga stadiumi pas përfundimit të takimit.
Ata nuk kanë dalë nga dera kryesore dhe për të mos u vënë re kanë futur makinën e tyre në stadium. E gjitha kjo vjen si pasojë e vendimeve të kontestuara gjatë ndeshjes dhe për të shmangur konfrontimin me tifozët e inatosur të Partizanit kanë zgjedhur këtë mënyrë, raporton gazetari Jeton Selimi për “BalkanWeb”.
(e.k/BalkanWeb)