Tifozët e Tottenham, stafi mjekësor i “gjelave” por dhe e gjithë bota e futbollit shtangu për një moment teksa shihnin Vertonghen që nuk largohej dot drejtë dhomave të zhveshjes as me këmbët e tij. Përplasja me portierin e Ajax nuk ishte aq e lehtë sa dukej në fillim, madje u desh dhe ndërhyrja e trajnerin Pochettino për ta mbajtur në këmbë.

Ky moment bëri xhiron e botës ku në rrjetet sociale u aludua se stafi mjekësor i rrezikoi jetën mbrojtësit belg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga se u fol, Vertonghen në përfundim të ndeshjes u largua nga stadiumi vetëm, nuk dukej në gjendje të rëndë, përkundrazi ishte po ai i cili konfirmoi për mediat belge se nuk ka asnjë shqetësim, nuk ka thyer asgjë por gjithsesi do ti nënshtrohet sërish testeve mjekësore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb