Mbyllet me një fund të lumtur për të gjithë telenovela Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas është zyrtarisht një futbollit i PSG, transferohet në Francë në formë huazimi, vizitat mjekësore dhe më pas firma mbi kontratën e re. Përpara se të largohej nga Milano, Icardi ka rinovuar kontratën me klubin ziklatër dhe për një tjetër vit. Në këtë mënyrë Inter shmangu largimin e tij me parametra zero. Nëse Icardi vendos të kthehen në Milano, atëherë Inter do të këtë dhe një vit kohë për ti gjetur një sistemim të ri, kontrata e re përfundon në 2022. Inter do të përfitoj 5 milion euro për huazimin ndërsa në fund të sezonit PSG ka të drejtë të blej përfundimisht kartonin për 65 milion euro.

Në kontratën e re 5-vjeçare me klubin parisien, e cila hyn në fuqi nëse transferohet përfundimisht, Icardi do të përfitoj 10 milion euro në sezon ndërsa mbi shpatulla do të mbaj fanellën me numrin 18-të. Nga kjo marrëveshje të gjithë duken të lumtur, Inter hoqi një lojtar që konsiderohej i tepërt në çdo aspekt, PSG gjen një sulmues në kushtet kur ishin në emergjencë të plotë pas dëmtimit të Mbappe dhe Cavanit, ndërsa vetë Icardi fiton një mundësi të dytë me një klub prestigjioz për të treguar të gjithë potencialin e tij:

“Falënderoj PSG për besimin që tregoi. Do të bëj gjithçka për ekipin tim të ri për të shkuar sa më gjatë në të gjithë kompeticionet. PSG është shndërruar në një klub të madh në futbollin botëror që mbledh futbollistët më të mirë në qarkullim. PSG është një klub me shumë ambicie dhe jam i bindur se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të shkuar sa më larg. Mezi pres të zbuloj “Parkun e Princave”, një stadium i famshëm dhe i bukur”, u shpreh Icardi gjatë prezantimin në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: