Fundi i dominimit “bipolar”. Është ky përfundimi i mediave spanjolle pas javës së 11-të në La Liga. Barcelona dhe Real Madrid kryesojnë dhe mbeten favoritë, por dy rivalët e përjetshëm si rrallë herë nuk janë të shkëputur në renditje.


La Liga
La Liga

Shkak për këtë është sezoni plot ulje-ngritje i të dy skuadrave, e konfirmuar kjo në ndeshjet e fundjavës.



Barcelona ishte e para që jetoi një humbje të rëndë 3-1 në fushën e Levante, duke i lejuar madrilenëve ta arrijnë me pikë në vendin e parë të renditjes.

Ky është detaji I vetëm pozitiv për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane, që në “Santiago Bernabeu” nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në sfidën kundër Betis. Një pikë në këtë javë të La Liga edhe për Atletico Madrid që në transfertën e Sevilla barazoi me rezultatin 1-1.

Për t’iu kthyer diskutimit të fillimit dhe fundit të dominimit të favoritëve të përhershëm, mjafton të shohësh Real Sociedad që renditet në vendin e tretë me 22 pikë, po aq sa Barcelona dhe Real Madrid.

Skuadra baske po bën një sezon spektakolar, teksa i shtoi një tjetër fitore të madhe serisë pozitive duke kaluar 2-1 Granada në ndeshjen e fundit të javsë së 11-të në kampionatin spanjoll.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb