Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditën në rrugën nacionale Fier Shegan-Pushimi i Shoferit. Siç shihet dhe në videon që sjell “BalkanWeb”, një furgon është përplasur me një motoçikletë dhe më pas ka rënë në kanal.

Nga përplasja janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, ai i furgonit Bujar Maçi, 63 vjeç, dhe ai i motoçikletës Roland Liko, 54 vjeç, të cilët ndodhen në reanimacion, në Spitalin e Lushnjës.

Dy të plagosurit, 63-vjeçari nga Remasi i Lushnjes dhe 54-vjeçari nga Toshkëza e Lushnjes, janë me fraktura të shumta në trup, por më rëndë raportohet se është shoferi i motoçikletës.

Në vendngjarja ka mbërritur policia e qarkullimit rrugor, e cila pret grupin e punës për të kryer ekspertizën, që do të çojë më pas në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Shkak i aksidentit mësohet se ka qenë shpejtësia, me të cilin lëviznin mjetet, por edhe lagështira në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb