Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Lumbardh Dellova ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e CSKA Sofias, teksa shënoi golin e fitores në triumfin 0-1 ndaj Spartak Varna.

Ishte vetëm minuta e tretë e ndeshjes, kur Dellova me një gjuajtje të bukur arriti ta mposht portierin kundërshtar. 

Ish-futbollisti i Ballkanit u transferua gjatë verës së kaluar te skuadra e CSKA Sofias, për 350 mijë euro, teksa menjëherë e ka fituar vendin e titullarit. Me fanellën e skuadrës bullgare, Dellova është aktivizuar plot 26 ndeshje në kampionat dhe 3 në Kupë. Në të dyja kompeticionet futbollisti shqiptar ka shënuar nga 1 gol.  

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb