Elçe ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Real Zaragozës. Goli i triumfit u shënua nga Elbasan Rashani në minutën e 93-të, ndërsa ndeshja pati vlerë për javën e 22-të të La Liga 2.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës u aktivizua në pjesën e dytë, për t’u kthyer në hero. Goli me kokë ngjiti skuadrën e tij në vendin e dytë.
Festa ishte e madhe për të dhe tifozët. Rashani hoqi fanellën nga gëzimi dhe për këtë u ndëshkua me karton të verdhë.
Në anën tjetër Keidi Bare ishte titullar te Real Zaragoza. Ai luajti si titullar, teksa la fushën e lojës në minutën e 90-të.