Në internet mund të keni parë shpesh gafa të futbollistëve me portën e boshatisur, por ajo që ka ndodhur mbrëmë në një ndeshje të “Champions League” për femra mes Barcelonës dhe Gintra Universitetas, i kalon kufijtë e të pabesueshmes.

Mediat online në botë të dedikuara sportit rastin në fjalë që ndodhi mbrëmë e kanë cilësuar si humbja më e madhe në historinë e futbollit.

Edhe pse Barcelona triumfoi me rezultatin 0-6 duke shkuar në gjysmëfinale, në një rast kur ata po udhëhiqnin 0-3 në minutën e 66-të, 3 futbolliste kanë shkaktuar një gafë unike. Pasi kalojnë portieren kundërshtare dhe porta është e boshatisur, ata ngatërrohen me njëra-tjetërn në përpjekje për të goditur topin dhe rrëzohen në fushë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb