Me portën bosh goditi shtyllën dhe më pas pengoi goditjen e shokut të tij të skuadrës që po shkonte drejt një goli të sigurtë. Nuk mund të ishte më shumë i pafat Manuel Janzer, sulmuesi i Eintracht Braunschëeig, skuadra që militon në Kategorinë e Tretë të futbollit gjerman.

https://www.facebook.com/lequipe.fr/videos/432055904203890/

Në sfidën e fundit kundër Mappen, sulmuesi kishte një rast të shkëlqyer për të shënuar, por topi i goditur nga ai u përplas me shtyllën. Aksioni vijoi dhe shoku i tij i ekipit mund të shënonte, por sërish Janzer i mohoi golin teksa qëndronte i shtrinë në fushë. Për fat të mirë të sulmuesit, ky episod nuk ndikoi në rezultat, pasi ekipi i tij arriti të fitojë me rezultatin 3-0.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb