TIRANË

Gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Ndërkaq dëmtime ka pësuar edhe makina me të cilën po lëvizte gazetarja e njohur.

I mituri është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit. Ai  ndodhet  në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Burimet i thanë “BalkanWeb” se makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Kazhani ka pësuar thyerje xhamash dhe një këpucë është parë anash makinës në autostradë. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Nuk ka ende detaje për gjendjen shëndetësore të gazetares.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb