Kualifikimi i Francës për në “Euro2020” është thjeshtë një formalitet, mjafton të fitojnë më 14 nëntor përballë Moldavisë për të siguruar matematikisht një biletë, por diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për tu kualifikuar si kokë grupi. Barazimi 1-1 kundër Turqisë e la këtë diskutim të hapur. Kampionët e botës duhet të fitojnë 2 ndeshjet e fundit, kundër Moldavisë dhe Shqipërisë dhe të shpresojnë në ndonjë hap fals të turqve të cilët pengesën më të madhe e kanë më 14 nëntor teksa presin Islandën.


Matuidi
Matuidi

Trajneri Didje Deschamps duhet të bëjë në këto dy ndeshje pa disa lojtarë të rëndësishëm si Pogba, Hugo Loris, Lucas Hernandez dhe sëfundmi Blaise Matuidi. Vendin e mesfushorit të Juventusit do ta marrë Matteo Guendouzi, futbollisti i Arsenal.



Lajmi i mirë është se në këtë dy sfida, Deschamps mund të mbështetet te talenti më i mirë në botë, Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Brest por prezenca e tij nuk vihet në dyshim. Mbappe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit dhe është gati për dy sfidat e fundit në “Euro2020”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb