Një i moshuar u gjet i pajetë pasditen e së premtes në banesën e tij në Fier, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë, duke hyrë fillimisht nga dritaret, në katin e 8-të të pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 Shkurti.
Balkanweb ka mësuar se ishin banorë të pallatit që kanë njoftuar policinë, ndërsa 80-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh.
I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.