Gjermania është kualifikuar për në çerekfinalen e Europianit, pas triumfit 2-0 ndaj Danimarkës. “Panzerat” realizuan që në minutën e katërt me Schlotterbeck që në minutën e katërt, por gëzimi zgjati pak, pasi goli u anulua për faull. Edhe danezët patën rastet e tyre, por nuk gjetën dot rrugën e rrjetës.

Në fundin e fraksionit, sfida u ndërpre përkohësisht, për shkak të kushteve atmosferike. Pjesa e dytë filloi “zjarr”, të besuarit e Hjulmand “tundën rrjetën” me Andersen, gjithsesi, goli u anulua për një pozicion miliketrik. Gjermania fitoi penallti më pas, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Havertz. Në të 68-tën, Musiala dyfishoi shifrat, duke siguruar kështu një biletë për në fazën tjetër.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb