TIRANE- Satirë e përzierë me ironi. Kështu janë disa nga momentet më pikante nga ngjarjet kryesore të shtatë ditëve që rubrika humoristike e emisionit ‘Kjo javë’ në ‘News24’, përcjell çdo javë për publikun.

Mes pikanteve të javës ishte edhe momenti kur ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin pret në kryqëzim deri sa të hapet semafori për tek Kryesia e Kuvendit, apo dhe ‘lufta’ e saj me flokët e pabindur. Kujtojmë se shpesh herë flokët me kaçurrela të Vlahutin janë vënë në fokusin me kamerave dhe paparacëve.

Padyshim pikante ngelen edhe sjelljet e disa socialistëve në komisionet parlamentare, ku Bledi Çuçi ha thonjtë, Ulsi Manja fshin sytë, ndërsa Elisa Spiropali rregullon flokët, ndërsa demokratja Grida Duma shfaqet nervoze e lëviz pa pushim gishtat. Për më tepër ‘BalkanWeb’ ju fton të ndiqni videon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb