Atalanta ka vijuar të tregojë formën e saj të mirë dhe në transfretën ndaj Breshias, një nga takimet më të ndezura të tifoskenën italiane për shkak të rivalitetit të madh mes qyteteve të Bergamos dhe Breshias.

Atalanta ka fituar pastër 3-0, falë një dygolëshi të Pasaliç dhe rrjetës së Iliçiç në kohën shtesë. Në këtë sfidë, Berat Gjimishiti është aktivizuar gjatë gjithë takimit, ndërsa Ndoj i ka lënë vendin në fushën e lojës Bisolit në minutën e 65-të.

Atalanta ngjitet në vendin e pestë me 25 pikë, ndërsa Breshia me 7 pikë mbyll tabelën e renditjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb