Atalanta zhgënjen ndaj Torinos në Bergamo, teksa barazoi 1-1. Berat Gjimshiti realizoi gol me kokë pas 35 minutash lojë, duke u shndërruar në protagonist për skuadrën e tij. Pas një krosimi të Bellanovës, Gjimshiti i shpëtoi mbulimit të kundërshtarit dhe goditi saktë.

Miqtë nga Torino u kundërpërgjigjën me Maripan, i cili ndëshkoi Patricion. Retegui mund t’i jepte fitoren Atalantës, por sulmuesi dështoi të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 74-të.

Pas këtij barazimi, ekipi i Gasperinit humbet terren në luftën për titull, teksa renditet në vendin e 3-të me 47 pikë, 6 pikë më pak se Napoli kryesses. Torino është në mesin e tabelës.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb