Në Gjirokastër ka nisur që prej orës 07:00 procesi i votimit në të gjitha QV-të, ndërsa gazetarja Brikena Metaj raporton për proces normal e pa probleme.

Ndërsa gazetarja vëzhgonte nga afër procesin, kamera e News 24 ka mundur të fiksojë momentin kur një e moshuar nuk voton vetë.

Gazetarja Xhani thotë se për të ka votuar një komisioner i PS. Ai është parë bashkë me të në kutinë e fshehtë të votimit, ndërsa i plotëson asaj fletën e votimit.

Kujtojmë që në qark janë 124 mijë votues, 7 KZAZ dhe 235 QV. Garë ka vetëm në Këlcyrë ku ka dy kandidatë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: