Vatra e zjarrit që nisi paraditen e djeshme në Virua u përhap gjerësisht në disa drejtime në Malin e Gjerë. Flakët që kanë vazhduar përgjatë gjithë natës kanë mbajtur të angazhuar forcat zjarrfikëse te Gjirokastrës që përgjatë gjithë natës kane luftuar me zjarrin për mos t’a lejuar t’i afrohej qytetit dhe fshatrave përreth.

Në ndihmë kanë ardhur efektivë nga Tepelena dhe Permeti. Rreth orës 04:30 u be riorganizimi ne stacion për dislokimin e forcave ne pikat kyçe për mbajtjen nen kontroll dhe izolimin e plote te zjarrit.

Lufta me flaket vijon ende. Momentalisht ne operacion janë angazhuar 107 forca vullnetare nga Bashkia, 50 forca nga FA, 6 punonjës me kontrate dhe 14 efektiva zjarrfikëse nga Drejtoria Gjirokastër te ndare ne grupe.

Një grup lufton për moslejimin e zjarrit ne drejtim te fshatit Mashkullorë, një grup ne drejtim te qytetit dhe grupi tjetër ne kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb