Janë momente të rënda këto për Arda Turanin, ish-mesfushorin turk të Atletiko Madridit dhe Barcelonës, sot në radhët e Istambul Bashaksehirit. Lojtari është dënuar me 2 vjet e tetë muaj heqje lirie pr një ngjarje të tetorit të vitit 2018, por burgimi i tij nuk do të jetë i menjëhershëm. Asokohe ndodhi një grindje e ashpër mes lojtarit dhe këngëtarit të njohur turk Berkan Shahin, i cili më herët kishte akuzuar Turanin se i kishte ngacmuar gruan.


Grindje që kaloi në sherr dhe këngëtari me hundën e thyer u transportua në spital. Por Turan e ndoqi dhe shtiu me armë brenda spitalit me një pistoletë që nuk kishte licensë. Akuza për ngacmim nuk u morr parasysh nga juria, e cila e ndëshkoi me 2 vjet e 8 muaj burg për sulmin fizik ndaj Shahin dhe për armëmbajtje pa leje.


Në një prononcim për NTV, Turan ndër të tjera theksoi: “Falë Zotit, drejtësia turke e konsideroi një gënejshtër të turpshme”, duke iu referuar akuzave për ngacmim.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb