Një ngjarja interesante dhe njëkohësisht e pazakontë është evidentuar në Uruguai, ekzaktësisht në ndeshjen e futbollit mes Progresos dhe Penarolit.

Ekipi udhëtues, i cili është edhe skuadra me më shumë histori në këtë vend, nuk i kishte marrë si duhet masat për sfidën. Penarol zbriti në fushë me fanellën e dytë, ashtu siç ndodh zakonisht kur luhet në transfertë, por ajo që gjyqtari e cilësoi të papranueshme ishte ngjashmëria e uniformës së portierit me atë të ekipit vendas.

Në fakt, miqtë nuk ishin përgatitur për këtë “surprizë” dhe nuk kishin marrë një fanellë tjetër, duke detyruar drejtuesit e skuadrës për të kërkuar ndihmë te tifozët që kishin udhëtuar. Një ndër tifozët e Penarolit, për fat të mirë kishte një fanellë me numrin 1 mbrapa, gjë e cila u pranua nga gjyqtari i takimit, i cili më pas sinjalizoi edhe fillimin e sfidës.

Ai zbriti në fushë dhe i dha fanellën e tij portierit, duke bërë që portieri të luante pa probleme dhe mesa duket fanella e tij kishte qenë me shumë fat, pasi Penaroli arriti të fitonte me rezultatin 0-1, duke luftuar kështu për një vend në krye të renditjes.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: