Largimi i Nico Kovac dhe ulja në pankinë edhe pse përkohësisht e Hansi Flick, duket se ka qenë lëvizja e gjetur e Bayern Munich. Bavarezët kanë fshirë krizën dhe pas Champions, u kthyen te fitorja në kampionatin gjerman. Një sukses aspak I zakonshëm. Kjo për shkak të shifrave dhe rivalëve, pas kampionët në fuqi të Bundesligës mundën thellësisht 4-0 Borussia Dortmund.

Kjo fitore është pasqyruar menjëherë edhe në renditje, ku Bayern Munich është kthyer në vendin e tretë me pikë të barabarta me Leipzig. Ky I fundit ruajti serinë pozitive edhe në javën e 11-të të Bundesligës me fitoren 4-2 në transfertën kundër Hertha Berlin.

Kampionati Gjerman
Kampionati Gjerman

Në krye të kampionatit gjerman qëndron Borussia Moenchengladbach. Një suprizë e vërtetë skuadra e drejtuar nga Marco Rose, që ka kaluar çdo pritshëmëri dhe parashikim të fillimit të sezonit me fitoren 3-1 kundër Werder Bremen.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb