Poker golash për Bajernin e Mynihut, që nuk tregon asnjë mëshirë për Fortuna Duseldorfin, duke fituar 4-0 në fushën e kësaj të fundit. Madje që në pjesën e parë, me tre gola të shënuar nga Pavar në të 11-ën, Toliso në të 27-ën dhe Gnabri në të 34-ën. Në pjesën e dytë Kutinjo vulos suksesin bavarez dhe pokerin e golave.

Por kjo fitore e Bajernit bëhet edhe më e ëmbël kur sheh se Borusia Mynshengladbah është mposhtur 2-0 nga Union Berlini, duke bërë që diferenca mes bardhezinjve të vendit të parë dhe bavarezëve të vendit të dytë të ngushtohet në vetëm 1 pikë. Ujah dhe Anderson autorët e suksesit të skuadrës berlineze ndaj Gladbahut.

Në ndeshjet e tjera Verderi i Rashicës është mposhtur 2-1 në shtëpi nga Shalke, Volfsburgu ka mposhtur Ajtranhtin në Frankfurt 2-0 dhe paqe 1-1 mes Leverkusenit dhe Frajburgut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb