Një video e frikshme është publikuar një ditë më parë që ka ngjallur jo pak reagime. Bëhet fjalë për disa nxënës 15-vjeçarë që ushtrojnë dhunë ndaj një bashkëmoshatari të tyre. Videoja është publikuar nga Jeta Osh Qejf, e cila shkruan se pamjet janë filmuar dy ditë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Njësinë Administrative Shalës të Cërrikut.


Ndërkohë policia ka reaguar sot duke pohuar ngjarjen e rëndë dhe deklaruar se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 5 adoleshentëve të moshës 15-vjeçare.
“Në lidhje me videon e publikuar në portalin “Jeta Osh Qef”, ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit”, deklaron policia.


Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin brenda ose pranë ambienteve shkollore, por pothuajse në të gjitha rastet autorët janë identifikuar nga policia.


Një e mban, dy e godasin ndërsa tjetri filmon skenën/ Nxënësit e fillores rrahin bashkëmoshatarin e tyre në Cërrik on Vidnews.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb