Fatkeqësisht në botë ka ende njerëz të tillë që dhurojnë shfaqje të tilla të turpshme. Viktima është braziliani Taison i Shakhtar Donjeckut, abuzuesit janë ata, famëkeqët “ëhite Boys”, ultrasit e Dinamos së Kievit që me emrin e grupimit të tyre, shfaqin dhe synimet e tyre të dyfishta: e bardhë fanella, e bardhë dhe lëkura!

Po, “White Boys” janë një nga grupet raciste dhe neonaziste më të mëdha në qarkullim. Më herët kanë shfaqur në tribunat e tyre koreografi me simbole naziste, ndërsa janë fotografuar dhe me kapuçët e Ku Klux Klanit, organizatës politike, raciste dhe terroriste që vepron në Amerikë që prej vitit 1865 dhe që ka për synim ngritjen e kultit të superioritetit të racës së bardhë.

Në minutën e 74-ët të ndeshjes Shakhtar Donjeck-Dinamo Kiev, që po fitohej nga vendësit me rezultatin 1-0, Taison bëhet objekt i “buuu”-ve nga sektori i tifozërisë mike. E humbet toruan, u tregon gishtin e mesit dhe godet me top drejt tyre. Karton i kuq për lojtarin që del mes lotësh nga stadiumi, teksa lojtarët e Shakhtarit dhe Dinamos përpiqen ta ngushëllojnë atë. Në videon e mëposhtme pamjet e situatës aspak të pëlqyeshme:

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb