Një gol spektakolar vjen nga kampionati argjentinas. Protagonist është Juanfer Quintero, i cili magjeps botën e futbollit, ndërsa që tani fiton një vend nderi në golat më të bukur të vitit dhe me shumë mundësi do të garojë për trofeun “Puskas”.

Sulmuesi kolumbian i River Pleit gjeti rrugën e rrjetës me një goditje thuajse të pamundur. Në minutën e 17-të ai goditi thuajse nga këndi për të dërguar topin aty ku portieri kundërshtar nuk mund të bënte asgjë. Me këtë gol ai i dhuroi River Plate epërsinë e përkohshme në transfertën kundër Rosario Central, por vendasit arritën të evitonin humbjen në sfidën që përfundoi në barazim 1-1.
balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb