SPANJË

Bilanci i Lionel Mesit për vitin e kaluar ka qenë fantastik dhe këtë e tregojnë shifrat  dhe golat e shënuar për skuadrën katalanase.

Argjentinasi e mbylli 2018  me 51 gola të shënuar duke u kthyer si protagonisti absolut në radhët e skuadrës së Barcelonës.

Por ashtu siç shkëlqeu në 2018, “Pleshti” e ka nisur në formë fantastike edhe 2019 dhe këtë e tregoi në golin spektakolar të shënuar në stërvitje. Me nuhatje të jashtëzakonshme, lojtari i Kombëtares së Argjentinës tundi rrjetën më klasin siç di të bëjë vetëm ai.

Një top i dhënë nga portieri me dorë dhe pa prekur fare në tokë dërgohet nga Mesi në trekëndëshin e portës  duke i habitur jo vetëm shokët e skuadrës, por edhe një pjesë të madhe të tifozëve.

 

View this post on Instagram

 

@leomessi doing @leomessi things ? @fcbarcelona

A post shared by 433 (@433) on


(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb