Myrto Uzuni ka gjetur golin me Granadën. Sulmuesi kuqezi ndëshkoi portën e Zaragozës, në ndeshjen e La Liga 2, të humbur me shifrat 2-1.

Uzuni, me një goditje mjaft të bukur, ia doli që të dërgojë topin në rrjetë, duke fituar kështu duartrokitjet e tifozëve në tribunave.

Përtej faktit që Granada e tij renditet në vendin e tetë, ylli shqiptar po shkëlqen në aspektin personal, pasi deri më tani ka shënuar 5 gola në 10 ndeshje të kampionatit. Në sezonin e kaluar, në elitën spanjolle, 29-vjeçari “tundi rrjetën” plot 11 herë.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: