Skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bani Yas, aty ku luan edhe Taulant Seferi, triumfoi 0-1 në kampionat ndaj Hatta-s. Për mysafirët e Bani Yas ndeshja u komplikua shumë pas një ore lojë, pasi Al Hammadi u ndëshkua me karton e dytë të verdhë brenda pak minutash, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Në minutën e 90-të, atëherë kur sfida po shkonte drejt një barazimi, Taulant Seferi duket se nuk e kishte ende fjalën e tij, pasi shndërroi në gol një asist të Mohammed. Nuk mungoi, as festa me shqiponjë!

Sulmuesi kuqezi ka luajtur 8 ndeshje këtë edicion, ku ka realizuar jo pak por 3 gola. Gjithashtu, Seferi ka dhuruar edhe një asist.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb