Berat Gjimshiti protagonist. Mbrojtësi i kombëtares ka realizuar gol me Atalantën, në ndeshjen e kampionatit, ndaj Torinos.

31-vjeçari po zhvillon sezon pozitiv në Bergamo, teksa është impenjuar në 20 takime. Për të, ky është goli i parë, në këtë edicion.

Gjimshiti është pjesë e Atalanës që nga viti 2018, periudhë në të cilën vinte nga Benevento. Gjatë karrierës së tij, 31-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Zurich dhe Avellino.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb