Shënoi një gol spektakolar, por më pas ndëshkoi skuadrën e tij me një autogol. Dani Alves jetoi emocione të kundërta në ndeshjen e kampionatit francez mes Nantes dhe Paris SG. Mbrojtësi brazilian ishte protagonist në të mirë dhe në të keqe.

Si fillim ai gjeti rrugën e rrjetës me një goditje nga distanca, duke i dhuruar parizienëve epërsinë në minutën e 19-të.

Në pjesën e dytë, Dani Alvesh prishi ndeshjen e tij personale, pasi në minutën e 52-të shënoi një autogol që vulosi humbjen 3-2 të skuadrës së tij. Me këtë disfatë, kampionët në fuqi të Ligës 1 franceze shtynë sërish festën për mbrojtjen e titullit edhe në këtë sezon.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: