Champions League zbriti sonte në fushë për ndeshjet e para të grupeve. Në grupin H, Barcelona triumfoi me goleadë ndaj Antwerp me shifrat 5-0 në shtëpi. Arbnor Muja me shokë ishin të pafuqishëm ndaj katalanasve, me kampionët belg që pësuan 3 gola në pjesën e parë.
Felix dhe Lewandowski realizuan në minutat e para, sakaq Bataille pak më vonë ishte i pafat pasi shkaktoi autogol. Në pjesën e dytë, djemtë e Xavit vazhduan të argëtoheshin, radha ishte e Gavit për të përshendetur portën e mbrojtur nga Butez. Joao Felix shënoi më pas golin e dytë personal në këtë takim, pas një asisti të Raphinha. Në takimin tjetër të këtij grupi, Shakhtar-Porto u mbyll 1-3 për portugezët.
Grupi H
Barcelona 3 pikë
Porto 3 pikë
Shakhtar 0 pikë
Antwerp 0 pikë
Në grupin G, në Etihad Stadium (Manchester), Manchester City përmbysi Crvena Zvezdan 3-1. Pjesa e parë u dominua totalisht nga kampionët e Europës, por “Qytetarët” nuk kishin shënjestrën e duhur për të ndëshkuar serbët. Kur nuk shënon, e pëson dhe kështu ndodhi. Zvezda i befasoi anglezët me golin e Bukari në fundin e fraksionit të parë, e për t’u konfirmuar si gol i rregullt u nevojit ndërhyerja e sistemit VAR. Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës i ndryshoi fatin takimit me dopietën e Alvarez dhe golin e Rodrit.
Grupi G
Manchester City 3 pikë
Leipzig 3 pikë
Y.Boys 0 pikë
Crvena Zvezda 0 pikë
Në grupin F, PSG mundi me shifrat 2-0 Dortmund në Paris. Mbappe zhbllokoi takimin me penallti (49’), ndërsa Hakimi dyfishoi shifrat (58’). Gjermanët nuk dolën dot në lojën e tyre, duke e patur të vështirë jo vetëm të konkretizojnë, por edhe të vendosin në vështirësi kundërshtarin.
Grupi F
PSG 3 pikë
Newcastle 1 pikë
Milan 1 pikë
Dortmund 0 pikë
Në takimet e tjera, në grupin E, Lazio barazoi 1-1 në shtëpi me Atletico Madrid, ndërsa Feyenoord kaloi 2-0 Celtic.
Grupi E
Feyenoord 3 pikë
Lazio 1 pikë
Atletico Madrid 1 pikë
Celtic 0 pikë
Rezultatet:
Barcelona 5-0 Antwerp
Feynoord 2-0 Celtic
Lazio 0-1 Atletico Madrid
Manchester City 3-1 Crvena Zvezda
GOOAAL!
Man City 3-1 Crvena Zvezda
Rodri scores #UCL pic.twitter.com/8gLkuhwHUL
— H/F (@hfworld_) September 19, 2023
??| GOAL: Alvarez scores for City!
Manchester City 1-1 FK Crvena Zvezda
— CentreGoals. (@centregoals) September 19, 2023
PSG 2–0 Dortmund
Shakhtar 1-3 Porto
(BalkanWeb)