Barcelona ka triumfuar thellë 0-4 në “El Classico” ndaj Realit, në ndeshjen e luajtur në “Bernabeu”.
Madrilenët treguan shumë dëshirë në pjesën e parë dhe disa herë u shfaqën rrezikshëm para portës së kundërshtarit. Në krahun tjetër, në minutën e 28-të, Pedri tentoi nga larg, duke lëshuar sinjale të qarta.
Mbappe “ndezi” festën e Los Blancos në minutën e 30-të teksa realizoi me parabol, por gjithsesi goli u konsiderua pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, katalanasit morën situatën në dorë, teksa “tundën rrjetën” dy herë me Lewandowskin.
Ekipi i Flick siguroi fitoren pas golave të Yamal dhe Raphinha. Barcelona kryeson me 6 pikë diferencë.
(BalkanWeb)