Historia e futbollit është e mbushur me përballje mes fëmijëve në fushë dhe baballarëve të tyre në pankinë, por kjo e fundit që vjen nga Venezuela është me të vërtetë e veçantë. Protagonist Giancarlo Maldonado, sulmuesi 36-vjeçar i Deportivo Tachira. Një gol i tij në kohën shtesë i lejoi skuadrës të barazojë rezultatin 2-2 në ndeshjen kundër Academia Puerto Cabello, e cila drejtohej nga babai i tij, Carlos.

Pas golit të realizuar, Maldonado nuk festoi, teksa në fund të sfidës shpërtheu në lot, pasi goli I kushtoi skuadrës që drejtohej nga babai eliminimin nga faza e play-off. Pamjet po bëjnë xhiron e botës, ndërsa babai i tij trajner nuk i kurseu elozhet për djalin futbollist. “Jam krenar më shumë se kurrë për djalin që kam. Në këtë vend ku vlerat kanë humbur, Giancarlo tregoi besnikëri për skuadrën e tij dhe respekt për futbollin”, u shpreh për mediat vendase Carlos Maldonado.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb