Angli-Itali është një nga shumë përballjet e mëdha miqësore që do të luhen sonte. Në kuadër të kësaj sfide mediat britanike kanë sjellë momentet më të veçanta kur këto dy ekipe janë vënë kundër njëra-tjetrës në fushën e lojës.

E fundit, duke marrë për kriter kohën, ishte në sfidën e vlefshme për grupet e Botërorit në Brazil 2014. Në atë ballafaqim të përfunduar me shifrat 2-1 për italianët nuk mund të harrohet një episod me protagonist Rahem Sterling.

Futbollisti i “Tre Luanëve” në një moment kur takimi ishte i mbërthyer me shifrat 0-0 goditi nga jashtë zone. Trajektorja e topit por edhe kontakti që ai pati më rrjetën krijoi përshtypjen se ishte gol. Jo më kot tifozët anglez që gjendeshin në stadium festuan, por për fatin e tyre të keq pas 1 sekondi rezultoi të ishte vetëm një iluzion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb