Goli më i bukur i javës së nëntë të Superiores mund të konsiderohet ai i shënuar nga Elis Bakaj në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Kukësit. Në minutën e 37-të të takimit, mesfushori i Kukësit ka ekzekutuar një goditje dënimi në pozicion ballor me portën e Nurkoviç.


Lojtari i kampionëve me zgjuarsi ka pritur kërcimin e murit të futbollistëve dhe e ka ndalur sferën në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar që të reagojë.



Në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Lushnjës, Mone i myzeqarëve në minutën e tretë të ndeshjes ka kthyer gabimisht një top te Bufasi. Ky i fundit nuk arrin ta largojë sferën nga zona e tij dhe përfiton Rroca, i cili del i vetëm përballë portierit Spaho dhe nuk e ka aspak të vështirë që të shënojë, duke kaluar kështu skuadrën e tij në avantazh, çka i jep edhe qetësinë e nevojshme. /PanoramaSport/

Etiketa: