Qarkullonte si legjendë, por më në fund të apasionuarit e futbollit mund të admirojnë golin e shënuar nga sulmuesi legjendar Alfredo Di Stefano gjatë ndeshjes Belgjikë-Spanjë të vitit 1957.

Ishte ndeshja e 31 Marsit në stadiumin “Heysel” të Brukselit. Di Stefano, i ndarë nga jeta në vitin 2014, e kishte cilësuar golin më të bukur të karrierës, por kameramanët e asaj kohe nuk arritën ta filmonin aksionin.

Nga ai gol nuk ekzistonte qoftë edhe një fotografi. Për dekada me radhë ai u cilësua goli që askush nuk e kishte parë, edhe pse ekzekutimi spektakolar u realizua në sytë e 65 mijë spektatorëve fatlumë të pranishëm në stadium.

Falë bashkëpunimit me Luisito Suarez dhe imazheve 3D, gazetari Nando Sanvito rindërtoi aksionin origjinal, duke u bazuar në veprimet e protagonistëve dhe karakteristikave të ambientit. Bëhet fjalë për një gjest teknik të jashtëzakonshëm, një ekzekutim i ngjashëm me “akrepin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: