Golloborda është ndër një ndër fshatrat më të thellë të Bulqizës. Ai ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe banorët në të flasin gjuhën bullgare apo siç njihet ndryshe sllave.

Vetë banorët e moshuar e pranojnë që gjuha kryesore e tyre është bullgarishtja, pasi prej andej e kanë prejardhjen. Megjithëse ata jetojnë prej dhjetëra dekadash në tokën shqiptare, nuk e kanë harruar gjuhën e tyre të cilën e trashëgojnë brez pas brezi.

Më të moshuarit flasin vetëm gjuhën e prejardhjes së tyre, ndërsa fëmijët fillojnë ta mësojnë gjuhën shqipe vetëm kur futen në klasën e parë. Banorët e Gollobordës e pranojnë origjinën dhe thonë se nuk duan ta harrojnë prejardhjen.

Golloborda, emri i të cilit do të thotë kodrinor i zhveshur ndodhet në një zonë kodrinore-malore në lartësi prej 1000-1200 mbi nivelin e detit. Në hartën gjeografike kjo zonë i përket qarqeve Dibër dhe Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb