Google feston zyrtarisht 20 vitet e saj dhe e bën me një doodle. Kompania e Mountain View, është themeluar në 4 shtator të 1998, por prej shumë vitesh e feston ditëlindjen në 27 të së njëjtit muaj.

Kur themeluesit Larry Page dhe Sergey Brin i kanë dhënë jetë motorit të kërkimit, objektivi ‘ishte të organizonin informacionet e botës, për ti bërë më të aksesueshme dhe të përdorshme.

Dukej një mision i pabesueshëm atëherë, duke pasur parasysh që në 1998 web-i kishte vetëm 25 milion faqe, një mënyrë e madhe ekuivalente si libri i një biblioteke të vogël’, ka shkruar Google në një postim, në të cilin njofton përmirësime të kërkimeve online në 20 vitet e tjera.

Ishte viti 1995 kur Page dhe Brin, studentë të doktoraturës të Stanford University, i dhanë rrugë një projekti që synonte të kuptonte modelet matematikore dhe strukturën e lidhjes së internetit.

Domaini google.com është regjistruar në 15 shtator 1997 dhe shoqëria Google ka lindur në 4 shtator 1998.

Sot Google është motori i kërkimit më i përdorur në botë. Ai është zgjeruar në shumë sektorë, nga publikimet editoriale, tek hartat dhe videot në Youtube, nga programet e navigimit online me Chrome, deri tek sistemet operative për celularët Android, që kanë kaluar numrin 2 miliard në 10 vitet e saj.

Pavarësisht të gjitha këtyre kompanisë i është dashur të përballet edhe me polemikat mbi privatësinë, gjoba të mëdha nga Europa, kundërshtime të brendshme të vartësve për projektet e gjykuara jo etike dhe së fundmi goditjen e fundit të Donald Trump.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb