ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Itali. Ata u futën në një dyqan, i cili shiste produkte të cilësisë së lartë në zonën e Barit.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 23-vjeçare, të cilët nën kërcënimin e armës kanë grabitur një dyqan në zonën e Barit.

Policia menjëherë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e të rinjve, por ende nuk dihet sa është shumë e parave të grabitura. Në pamjen e mëposhtme duket qartë se si shqiptarët i kërcënojnë personat që ndodheshin në dyqan duke iu marrë paratë dhe sendet me vlerë.

(n.m/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb