Analisti Mustafa Nano ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në televizionin “Koha”, drejtuar nga Adriatik Kelmendi, se Greqia i ka refuzuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama një kërkesë për vizitë në Athinë. Por po ashtu edhe Cipras ka refuzuar ftesën të vijë në Shqipëri.

Ky është një informacion që duhet konfirmuar, pasi ndoshta kjo shpjegon një nivel krize të thellë. Më tej Nano ka përsëritur perceptimin e tij se Rama është i korruptuar dhe se rrethohet nga njerëz të inkriminuar.
Jam informuar që ka kërkuar të bëj një vizitë zyrtare në Athinë ose të vijë homologu i tij të vij në Tiranë për një vizitë, por i janë refuzuar që të dyja dhe ky rezulton Kryeministri i parë që në qoftë se e mbyll mandatin pa bërë një vizitë në Athinë apo pa ardhur në kryeministër i Greqisë në Tiranë, është kryeministri i parë të cilit i ndodh kjo gjë. Berisha nuk ka shkuar në Athinë kur ishte president që kishte këtë fuqi që ka sot kryeministri, por ka anë ardhur grekët në Tiranë. Me ç’më thotë mua kronika politika që janë regjistruar në trurin tim.

Edi Rama është i rrethuar nga ca njerëz të këqij. Ka ca miqësi të çuditshme. Njerëz që janë futur edhe në Parlament, të cilët një nga një po u hiqet mandati i deputetit dhe po shkojnë nëpër gjyqe. Edhe kryetarë bashkie që ka zgjedhur ai janë disa. Janë njerëz të fortë.

Ka disa përgjegjësi që është i rrethuar prej tyre, apo është peng i tyre?

Nuk e di nëse është peng, do të ishte dramatike nëse do të ishte peng. Ka njerëz në Tiranë që mendojnë se Rama këto shije ka. Unë e shoh atë edhe si artist, edhe si njeri, edhe në kontaktet që kemi pasur. Mendoj që ai ka ca shije interesante, por këto të fortët dhe gangsterët, këto njerëzit, që janë më afër burgut sesa sallës së Parlamentit, nuk besoj se janë shija e tij, por unë mendoj që ai u është afruar këtyre, sepse para zgjedhjeve të vitit 2013, ai është bindur, nuk e di me të drejtë apo pa të drejtë, që ai nuk mund ma mposhte Berishën sepse Berisha kontrollonte çdo gjë. Ai i pa këta si njerëz që mund të shfrytëzonte, këta të fortët, këta kontrollojnë territorin dhe këta janë makina elektorale.

Kur vjen puna që i shohin si makina elektorale, një i fortë vlen më tepër se sa unë, që mund të dal çdo ditë në televizion. Ai kontrollon territore, ai kontrollon njerëzit. Ai ndoshta është bërë pishman dhe në zgjedhjet e ardhshme është për t’u parë nëse janë shijet e Ramës apo thjesht ka gjetur një mekanizëm për ta përdorur, që bashkë me mekanizmat e tjerë bën të mundur që ky të fitonte me Berishën. Në këtë mënyrë edhe mund ta justifikojë për faktin që i zgjodhi. Berisha për mua ka bërë krime në Shqipëri, Rama nuk bërë krime. Ka ndërtuar një qeverisje të korruptuar, që për mua është më e korruptuara për mua në këto 26 vite.

Pse keni këtë perceptim?

Nga të gjitha gjërat që denoncohet në media dhe që pjesa më e madhe janë të vërteta. Këto të bëjnë të mendosh që është qeverisja më e korruptuar. Në mandatin e parë të Berishës 2005-2009, nuk u karakterizua nga ky imazh i keq, pastaj filluan ato historitë e Gërdecit, etj., që u finalizuan me 21 janarin ku u vranë katër vetë. Kjo nuk është diçka që unë mund ta dokumentoj, është thjesht një perceptim. Leximi që i bëj unë qeverisë Rama është ky, është qeveria më e korruptuar.

Kur e thotë një person që siç keni thënë ju, e keni votuar, e keni mbështetur, keni luftuar kundërshtarin e tij kryesor ashpër, pas tre vitesh qeverisje dilni në përfundimin se është qeveria më e korruptuar në Shqipëri. Çfarë shkoi kaq keq?

Nuk është se e kam mbështetur Ramën, unë e kam votuar. Thjesht kam kritikuar Sali Berishën dhe kjo në mënyrë automatike ka çuar ujë në mullirin e Edi Ramës. Por nuk kam qenë ndonjëherë një fans i Edi Ramës dhe unë nuk është se jam i zhgënjyer. E kam pritur që kështu do të ndodhte, por megjithatë edhe sikur të votoja sot dhe të kisha dy opsione, Sali Berishën dhe Edi Ramën, unë do të votoja prapë këtë qeverisje të korruptuar.

Unë po marr vetëm 21 janarin, ku u vranë katër njerëz të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm. Dhe Berisha jo vetëm që është fajtori kryesor për këtë gjë, por edhe nëse nuk ka dhënë ai urdhër, ai mban përgjegjësi sepse ka fshehur ngjarjen dhe manipuloi kamerat, refuzoi të dorëzonte gardistët që kërkoi Prokuroria, filloi të na fliste ne për thika me helm, etj.

Berisha iku dhe ai është ende sundimtar në Shqipëri, ai kontrollon ende sistemin e drejtësisë. Berisha kontrollon Prokurorinë, Gjykatat, Shërbimet Sekrete. Basha është inekzistent, nuk është asgjë. Ka pasur mundësinë të demonstrojë që është lider dhe jeton ende në hijen e Berishës, i cili e eklipson vazhdimisht. Bashën e quaj kohë të humbur përsa kohë që ai nuk tregon se është lider. Rama është njeri i rrethuar nga delinkuentë, Berisha ishte vetë delinkuenti.

Ilir Meta po del më i mençuri nga liderët, me aq elektorat dhe vota qw ka po bëhet gjithnjë e më shumë “kingmaker”?

Në një vlerësim teknik Ilir Meta është politikani më i talentuar. Në një situatë të vështirë del gjithmonë nga situata, por përgjithësisht është më i talentuar se të tjerët për të evituar situata të vështira. Di të ndërtojë aleanca, di të mbajë aleanca, di tu jetë luajalë atyre që lidh aleanca. Fjala vjen, nëse prishet Meta me Ramën unë nuk besoj se Meta i ka ndonjë faj. Meta ka qenë luajal, Rama ka qenë ai që nuk ka qenë luajal.

Ti takohesh me Metën dhe ti takohesh me një njeri normal, ti takon Berishën dhe ti takon një njeri të sëmurë, ti takon Ramën takon një njeri i ekzagjerimeve. Meta është njeri normal. Dhe besoj se kjo është një nga arsyet që njerëzit e votojnë. E shohin si fqinjin e tyre.

Po të shohësh edhe mënyrën se si e drejton Parlamentin. Për mua është kryetari më i mirë i Parlamentit shqiptar i gjithë këtyre viteve. Është një njeri i shtruar, që përpiqet të afrojë mazhorancën me opozitën. Një njeri që nuk fyen. Sa herë që ka tensione të ndezura Meta përpiqet t’i hedhë ujë zjarrit. Përpiqet ti parandalojë edhe situatat e tensionuara sa herë që sheh se mund të lindë një situatë e tensionuar.

Rama dhe Berisha janë njerëz konfliktualë. Rama po e demonstron edhe në marrëdhënie me gazetarët. Është një njeri që konfliktin e ka shumë qejf.

Sot asnjë nuk e ka frikë Kryeministrin në Shqipëri dhe është një nga situatat e veçanta që ne jetojmë në këto 25 vite. Derisa ishte Berisha njerëzit kishin dhe frikë, edhe gazetarët, sot nuk e kanë frikë, nuk është se janë budallenj që nuk e kanë frikë Ramën, nuk e kanë frikë se nuk ka arsye për ta pasur frikë.

Rama ka këtë pastaj, flet, fyen, bën arrogantin, e kërkon konfliktin me gazetarët edhe atëherë kur nuk ka arsye ta kërkojë. Ilustrimi më i mirë i mënyrës se si Rama funksionon ishte debati që ai pati me një numër gazetarësh dhe intelektualësh publikë të Prishtinës, ku bëri arrogantin, ku u ngjit pak sipër të tjerëve dhe bashkë me Batonin, por mendoj se është një gabim i Batonin dhe do t’ia them edhe Batonit kur ta takoj. Nuk është shumë televizive, në të gjitha manualet e gazetarisë nuk thuhet në asnjë vend që Kryeministri dhe moderatori janë një shkallë më sipër.

Një “Bunch of losers”, siç janë Lulzim Basha, Sali Berisha, të gjitha ata që e kanë humbur pushtetin dhe duan të vijnë menjëherë. Kështu që nuk do doja që të vinin këta. Do ishte qesharake, do ishte groteske që të vinin këta. Prandaj mendoj që në rrethanat kur Rama është duke ndjekur atë linjën e vet, duke shpërfillur të gjithë zërat kritikë që i vijnë dhe që nuk është se të gjithë këto zëra janë të motivuar që të gjithë në mënyrë të poshtër, në mënyrë të ndyrë, i duan të keqen Ramës. Jo. Pjesa më e madhe e zërave kritikë janë zëra racionalë. Unë fjala vjen, po e them këtu, që nuk dua që të bien nga pushteti këta. Unë nuk jam dakord që socialistët të ndjekin Ramën. Rama është duke shkuar në greminë dhe të gjithë socialistët të shkojnë në greminë.

Po kush mund ta sfidojë brenda PS?
Nuk e di. Është punë e socialistëve. Të bëjnë zgjedhje dhe të zgjedhin njeriun. Për mua nuk ka asnjë problem. Blushi mund të ishte, por Blushi tani iku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: