Ish të përndjekur politikë prej 4 ditësh kanë nisur një grevë urie në një ambient jashtë selisë së ish të përndjekurve. Sot një prej grevistëve të urisë ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa është njoftuar urgjenca për ndihmë mjekësore.

Gazetari i News24 Osman Stafa ka siguruar pamjet rreth asaj që po ndodh në mes të kryeqytetit, pak metra larg selisë së Parlamentit.

Greva e urisë ka nisur nga 6 ish të përndjekur që pretendojnë se dëmshpërblimi që kanë marrë nga Qeveria për vitet e tyre të burgut, ose familjarëve të tyre është skandaloz.

Nga raportimet mësohet se ish i përndjekuri ka pasur probleme shëndetësore me tensionin, ndërkohë që është trajtuar nga ekipi mjekësor që ka shkuar në vendin ku zhvillohet greva.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb