Momente tmerri e ankthi kanë përjetuar një çift sot në Vlorë por jo vetëm. Dëshmitarë të dramës së tyre që për pak përfundoi në tragjedi janë bërë të gjithë kalimtarët e banorët në lagjen “Orizi”, në një nga rrugët kryesore të Vlorës.

Një grua ka rrëshkitur aksidentalisht nga ballkoni i katit të tetë por është kapur në sekondat e fundit nga partneri i saj, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar jetën.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre që ka pasuar me këtë akt. Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti dëgjohen thirrjet e qytetarëve që janë bërë dëshmitarë të skenës, si në ndonjë film por për fat të keq tepër real, ndërsa nuk mungojnë as të bërtiturat. Ka edhe nga ata që i japin këshilla burrit dhe gruas në pozicionin ku janë ndonëse në distancë dhe në pamundësi për ta ndihmuar.

Dikush kërkon të lajmërojë zjarrfikëset por me pak shpresë se mund të bënin ndonjë gjë në këtë rast. Pasi përfundoi mirë ky episod, mund edhe të bëhet shaka, me sa duket në fund ‘dashuria’ ka fituar dhe sigurisht muskujt e burrit që arriti ta ngrinte gruan për ta futur sërish në banesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: