Zgjedhjet në Gjeorgji duket se janë ‘nxehur’ më tepër se ç’duhet. Të mërkurën mbrëma, kandidatët për të qenë pjesë e parlamentit gjeorgjian, filluan të grindeshin në transmetim Live.

Kandidatët nga blloku politik i Lëvizjes Demokratike dhe asaj Industriale, filluan të ofendonin njëri-tjetrin para se të përfshiheshin në përleshje fizike duke qëlluar njeri-tjetrin me grushte e shpulla, gjatë kohës që ishin drejtpërsëdrejti në televizionin kombëtar “Tv Qvemo Kartli”. Zgjedhjet në Gjeorgji do të mbahen në datën 8 tetor, 2016

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb