ARGJENTINË

Argjentina konsiderohet si një nga vendet, që e dashuron shumë futbollin, por së bashku me këtë ka momente kur dhuna mbizotëron në fushat e blerta.

Një arbitër ka përfunduar në fushë i gjakosur  pasi u godit nga një lojtar, sepse ndëshkoi me karton të kuq  një prej shokëve të tij duke e përjashtuar nga fusha.

Shoku i lojtarit mori hak dhe goditi arbitrin, ndërsa shërbimi i ambulancës ka ndërhyrë  menjëherë për t’i dhënë ndihmën mjekësore të lënduarit. Agresori u ndalua menjëherë nga policia dhe pamjet e kësaj dhune po bëjnë xhiron e rrjetit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb