Partizani sfidon Tiranën në tempullin bardheblu, në shtëpinë e 24 herë kampionëve të vendit, në stadiumin “Selman Stërmasi”, fushë të cilën vijojnë ta ndajnë sëbashku dy ekipet më të famshme të futbollit shqiptar.

Kryeqytetit është mbërthyer nga ethet e derbit, rrugët e Tiranës kanë nisur të ushtojnë nga tifozët të cilët po i drejtohen shkallëve të stadiumit për ti dhënë më shumë ngjyra këtij takimi.

Tifozët e Partizanit, grupimi i tyre më i famshëm, Ultras Guerrils ka nisur marshimin për tu bashkuar të gjithë në stadium ku sot më shumë se kurrë kërkohet mbështetja e tyre për të motivuar djemtë e Franko Lerdës. Rreth 1900 bileta nga 8000 mijë do të jenë në dispozicion të tifozërise së kuqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb