DIBËR

Këshilltari i pavarur i bashkisë Dibër, Astrit Ademi i cili ishte i pari që propozoi titullin “Qytetar nderi” për kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se është shumë mirënjohës ndaj kreut të qeverisë. Ai ka theksuar se kur të përfundojë rruga e Arbrit do i bëjë një bust Ramës me paratë e tij pasi kjo rrugë është shumë e rëndësishme për banorët e zonës aty.

“E para është se kjo rrugë ka 28 vite që gënjejnë udhëheqësit dhe më në fund Rama e premtoi edhe unë i kam thënë shprehimisht që ‘Do ta na gënjesh edhe ti si gjithë të tjerët. Faktikisht ai nuk ka gënjeu. As kam bërë bisedë me stafin e kryeministrit, as më stafin e Bashkisë. Ajo ishte një ide personale e imja si këshilltar i pavarur. Është një mirënjohje e popullit të Dibrës për atë rrugë që ne e kemi pasur ëndërr. Unë do të thosha edhe një gjë tjetër për këtë, që ditën kur ta mbarojë do t’i bëj një bust Ramës, jo kryeministrit por Edi Ramës. Ku të jetë më i përshtatshëm do t’i bëj një bust me paratë e mia. Sepse është një tmerr të nisesh për Tiranë është tmerr për çdo dibran”, u shpreh këshilltar i pavarur në Bashkinë Dibër.

Kryeministri Rama e refuzoi titullin e Bashkisë Dibër dhe një ditë më parë zyra Kryeministrit theksoi se ai ka qenë, mbetet dhe do të jetë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb