Situatë e tensionuar është regjistruar edhe në shkollën, Leonik Tomeo në Durrës sa i takon shpërndarjes së ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 të vdekur, shumë të plagosur e mijëra të pastrehë.

Banorët janë konflikuar me personat përgjegjës në këtë shkollë, pasi sipas tyre edhe pse i është thënë se kjo godinë është vetëm një pikë grumbullimi e ndihmave, ata pretendojnë se po bëhet një ndarje selektive e tyre. Sipas banorëve, të cilët thonë se presin prej orësh e orësh, kanë parë makina të mbushen e të largohen prej andej me ndihma.

Këta janë katër hapat që duhet të ndjekin të gjithë personat që kanë mbetur jashtë për shkak se tërmeti i 26 nëntorit iu ka dëmtuar banesat për t’u bërë pjesë e programit të ndihmës dhe për t’u strehuar në hotele.

1. Drejtohuni tek njësia administrative.
2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim.
3. Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli.
4. Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit.
Për të gjithë ata që kanë ngelur në mes të katër rrugëve për shkak të dëmtimit të shtëpive janë vendosur në dispozicion qendra sociale, çadra dhe hotele.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: