Hajdutë ende të paidentifikuar kanë hyrë në dy banesa në Korçë dhe kanë vjedhur orendi shtëpiake.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se banesat janë vjedhur gjatë natës që lamë pas. Vjedhjet ndodhën në lagjen numër 4 të qytetit jug-lindor. Hajdutët kanë vjedhur dy banesa.

Mësohet se familjarët e shtëpive jetojnë në vendin fqinj, Greqi. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen. Njëra nga banesat i përket shtetasit Nasi Çekani.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb