Në vijim të atentatit ndaj 46-vjeçarit Altin Halili në Berat, kanë dalë në dritë pamje të reja që tregojnë automjetin e djegur nga autorët e sulmit. Nga këto pamje është konfirmuar se automjeti që u përdor nga atentatorët qëllua është një Hyundai Tucson.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e pasdites në rrugën e fshatit Dyshnik, kur Halili ishte duke udhëtuar në automjetin e tij.

Halili shpëtoi pa pësuar dëmtime fizike nga sulmi. Pas ngjarjes, forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe filluan një hetim të gjerë për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motive të mundshme të këtij atentati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb