GJERMANI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Berlin, ndërsa është pritur me nderime të larta ushtarake nga autoritetet e gjermane.


Kreu i qeverisë së Kosovës është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe pritet të takohet edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.



“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!”-shkruan mes tjerash kryeministri në Facebook.

(n.m/BalkanWeb)